Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 57-vjeçari në Tiranë, u rrëzua nga lartësia teksa punonte


Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia në objektin ku po punonte.

Sipas policisë, 57-vjeçari me iniciale E.L. ka gjetur vdekjen pas rrëzimi aksidental nga godina e një shkolle ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kastriotëve, siç sqaron njoftimi zyrtar.

Njoftimi i policisë

‘Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ‘ e Kastriotëve’ duke punuar, tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *