Vendosni fjalën kyçe....

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë kandidatin për SPAK, prokurorin Anton Martini.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Martinin pritej të merrej që në dhjetor, por marrja e këtij vendimi u shty pa dhënë arsyen.

Martini është një prej kandidatëve të kualifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK-ut. Ai ishte i treti prokuror që vendosi të kandidojë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut. Ai më parë ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe është i komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë nga muaji qershor 2018 dhe në vijim.

Martini u përball në fillim të Dhjetorit 2019 me gjetjet e KPK-së, gjatë procesit mbi 1-vjeçar të rivlerësimit të tij. Por, pas seancës dëgjimore, KPK vendosi të shtyjë për një afat të pacaktuar seancën përfundimtare. Ka patur dyshime për mënyrën se si Martini ka trajtuar një kredi të butë, të fituar si i pastrehë dhe që e ka përdorur më tej për investim në Bono Thesari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *