Këshilli i Ministrave me firmnë të zv.kryeministrit ka liruar nga detyra zv.ministrin e Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”-thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave