Vendosni fjalën kyçe....

Nuk i ndalojnë policisë dhe hedhin nga dritarja pistoletën, arrestohen dy të rinjtë nga Fushë-Kruja


Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e kaluar dy të rinj nga Fushë Kruja, të cilët po qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri me silenciator me vete. Për më tepër ata nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Por forcat “Shigjetat” iu vunë në ndjekje dhe dy të rinjtë, 24-vjeçari  E.A dhe 29-vjeçari E.Z, përfunduan në pranga.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, por dhe dyshimit të krijuar nga shërbimet e Policisë “Shigjetat” për lëvizjet e kryera nga një drejtues mjeti me automjetin e tij në momentin që ka parë forcat e Policisë, atij i është dhënë shenjë për të ndaluar, me qëllim ushtrimin e kontrollit fizik të personave dhe të automjetit, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen. Forcat “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit  tip “BMË”- njoftoi policia.

Në njoftim thuhet gjithashtu se drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat “Shigjetat”, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *