Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit ka shkuar në 132, tha të mërkurën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Rreth 5,974 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV, janë raportuar në Kinë.
Rajoni autonom i Tibetit ka raportuar gjithashtu një rast të dyshuar. Deri tani është raportuar se gjithsej 9,239 persona dyshohet se janë infektuar me këtë virus. Virusi, i cili ka origjinën në qytetin Wuhan, është përhapur në 30 provinca në vend.
Dhjetëra raste janë raportuar gjithashtu në Japoni, Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Gjermani, Pakistan, Malajzi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Australi e Vietnam.
Udhëtarët nga Kina po kontrollohen për virusin në aeroportet në mbarë botën dhe shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mbajti një takim të enjten e shkuar, ku shtyu një vendim për shpalljen e emergjencës shëndetësore globale, duke thënë se kishte nevojë për më shumë informacion në lidhje me virusin.