Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga pallati në ndërtim, ky është roja që humbi jetën mbrëmë në Durrës


Thoma Ruçi , 62-vjeç, i cili punonte si roje në një objekt në ndërtim e sipër në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme pasi u rrëzua nga kati i dytë. Sipas gazetës Panorama, personi në foton e mësipërme është Thoma Ruçi.

Ngjarja ndodhi pak pas tërmetit me magnitudë 4.9 ballë që goditi vendin mbrëmjen e kaluar, gjë që solli aludime se 62-vjeçari ishte rrëzuar nga frika e tërmetit.

Pas ngjarjes policia njoftoi se ka arrestuar dy persona, administratorin dhe inxhinierin e firmës që ndërton objektin.

Ata akuzohen për shkelje të rregullave në punë, për shkak të vdekjes aksidentale të rojes së objektit.

“Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Administratori dhe inxhinieri rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg, në rast se shpallen fajtorë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *