Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin që ka patur një ditë më parë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Duke ecur në rrugët e Brukselit, Rama tha se plani i Von der Leyen për Konferencën e Donatorëve nuk shkon deri në 17 shkurt, por edhe më tej.
”Dje takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me karrirë të admirueshme dhe njohjen e çështjeve europiane. Na mundësoi një bashkëbisedim të hapur që zgjati dy orë e ca. Vizita kishte në thelb adresimin e probelmatikës së pas tëërmetit dhe fokus Konferencën e Donatorëve të thirrut nga ajo.
Ishte një bisedë që kishte një pjesë informative dhe ne informuam për të gjitha aspektet e punës tonë për trajtimin e pastërmetit, nga trajtimi i familjeve, tek raporti i dëmeve, masterplani i Rindërtimit dhe të gjitha planet vendore, kalendari i këtij procesi dhe plani ynë i financimit të këtij plani masiv që po të shohim dëmet i tejkalon mundësitë tona. Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i mbështetjes së operacionit të Rindërtimit. Serioziteti i Konferencës së Donatorëve është maksimal pavarësisht se ne e dimë se shuma e mundshme që ne mund të mbledhim në atë konferencë nuk do të përmbushë dot të gjitha nevojat.
Plani i von der Leyen shkon më tej. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, ndamë me të dhe idetë e financimit të rindërtimit.
Kaluam më pas në temën e saj të preferuar për përshpejtimin e çeljes së negociatave.”- tha Rama.
Sipas kryeministrit, presidentja e KE-së ka një strategji konkrete lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave. Ndërkohë është kaq e sigurtë se fati i vendimit mbi çeljen e negociatave do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE mbi vetëveten dhe të ardhmen e gjithë procesit të zgjerimit.”- thotë Rama.
Sipas tij, Presidentja e KE-së mbështet dhe planin për Shengenin Rajonal.