Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 21 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re


Numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit të Ishullit të Bardhë në Zelandën e Re, ka shkuar në 21. Reuters shkruan se një person tjetër vdiq në spital nga lëndimet.

Emri i të ndjerit do të publikohet pasi të jenë informuar familjarët, tha policia në Zelandën e Re në një deklaratë.

Të mbijetuarit e tjerë të shpërthimit vullkanik që ndodhi muajin e kaluar, janë ende duke u trajtuar për djegie të rënda në spitalet në Australi dhe Zelandën e Re.

Nga 21 viktimat, 18 prej tyre kanë ndërruar jetë në Zelandën e Re dhe dy në spitalet në Australi.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka deklaruar se hetimet zyrtare për shpërthimin e 9 dhjetorit dhe përgjigja e Zelandës së Re do të zgjasë deri në një vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *