Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim gjatë operacionit në Prizren, humb jetën polici, plagoset një fëmijë


Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se një polic ka humbur jetën pas plagëve të marra, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe dy zyrtarë të tjerë policor dhe një qytetar.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të paidentifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, njoftonte policia në njoftimin paraprak.

Më vonë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, zbuloi se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi me eksploziv. Siç shkruan Gazeta Express, Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen detajet e mjetit shpërthyes.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, tha Osmanollaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *