Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Durrës, policia jep detajet


Policia ka dhënë detajet rreth shpërthimit të ndodhur pak më parë në Durrës.

Sipas policisë rreth orës 21:00 i është vënë tritol një loakli në pronësi të shtetasit M.S në lagjen nr:13 në Plazh.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë lokale:

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *