Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i Prengës në Angli u kërkoi familjarëve të mos flisnin me policinë


Vëllai i Jan Prengës, i cili ndodhet në Angli u ka kërkuar familjarëve të tij që të mos flasin me policinë dhe të qëndrojnë larg vëmendjes.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala për News24, autoritetet britanike kanë përgjuar Astrit Prëngën, që ka folur me familjarët e tij pas rrëmbimit të 49-vjeçarit në Kamzë.

‘Qëndroni larg vëmendjes së policisë, mos jepni detaje për zhdukjen e Janit. Doda është mirë dhe po mbahet peng në zonën e Shijakut.’, mësohet të ketë thënë Astrit Prenga në bisedat me familjarët e tij.

Ndërkohë, më tej, ai dëgjohet duke thënë se e kishte kthyer pjesën e kokainës, që kishte marrë, dhe se po përpiqej që ta kthenin edhe miqtë e tij.

Jan Prenga u mor peng rreth dy javë më parë në Kamzë dhe ka humbur jetën pas torturave e trupi i tij është zhdukur. Ai është torturuar dhe dyshohet se ka humbur jetën e trupi i tij është fshehur diku.

Kamerat e sigurisë pranë një kompleksi të vëllezërve Hajri kanë filmuar çastin kur trupi i Prengës nxirret i pajetë e futet brenda një makine që largohet më pas.

Lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar deri tani 5 persona në Shijak e Kavajë, ndërsa dyshohet se pengmarrja e tij është bërë nga një grup kriminal që shtrihet në Shkodër, Vlorë e Shijak e ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të drogës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *