Një anije turistike me pasagjerë është bllokuar në qytetin italian të Civitavechia pasi dyshohet se një grua është prekur nga gripi koronavirus.
Anija me 7 mijë pasagjerë është bllokuar mëngjesi e sotëm, pasi gruaja ka shfaqur simptoma të ngjashme me gripin.
Gruaja është izoluar në një dhomë dhe po kontrollohet nga tre mjekë të cilët shkuan në bord, ndërsa nën mbikëqyrje është edhe bashkëshorti i saj, ndonëse nuk ka shfaqur asnjë lloj simptomash.
Mostrat janë dërguar në një spital të specializuar në Romë dhe rezultatet pritet të dalin në mbrëmje vonë.