9 turistë kinezë janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.
Turistët kishin për qëllim të vizitonin Shkodrën, por frika nga koronavirusi që ka shkaktuar 170 viktima deri më tani në Kinë, u ka prishur udhëtimin.
Policia doganore ka njoftuar grupin e mjekëve të Kelmendit të cilët kanë mbërritur aty. Pas kontrolleve të imtësishme për disa orë me radhë, turistët kinez janë lënë që të kalojnë pasi shfaqnin shenja të koronavirusit.
“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”– tha një nga turistët.
Në pikat kufitare në Shqipëri është rritur vigjilenca ashtu sikundër në vendet e tjera, për të marrë masa për turistët kinez apo edhe shtetas të tjerë që mund të shfaqin shenja të koronavirusit.