Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari i përgjigjet Ramës: Je lider global, është sforcim i madh për ty të na japësh mend


Pasi kryeministri Edi Rama e vuri në lojë, duke e këshilluar të ndryshojë sistemin e saj të të menduarit dhe të përmirësojë cilësinë e fjalimeve të saj, ka reaguar Rudina Hajdari.

Në një tjetër fjalim në foltore, Hajdari ironizoi Ramën duke thënë se ai s’ka kohë të merret me anëtarët e thjeshtë të Parlamentit, pasi është i zënë me takime të rëndësishme me Merkelin

“Faleminderit shumë zoti kryeministër që më ndoqët. Nuk mund të merresh dot ti me një anëtar të thjeshtë në Parlament, je lider global, takohesh me njerëz të rëndësishëm. Është sforcim shumë i madh për ty të na japësh mend, na thua si duhet të flasim, si të qëndrojmë, si të mendojmë, si të bëjmë fjalimet. Më vjen mirë që pranove që ke qenë kryetar bashkie 11 vjet, se te fjalimi i parë erdhe këtu sikur dole para Krishtit. Kam bërë këtë, këtë, këtë, të lutem më ndëshko.

Tani e pranove që ke qenë kryetar e the tani e tutje do t’i ndëshkoj të gjithë ata që ndërtojnë pa leje.

Unë mendoj që zoti kryeministër edhe më keni keqkuptuar njëcik, po s’keni faj. Pastaj ju rrini me zonjën Merkel dhe s’keni kohë të merreni më atë çfarë ndodh në Shqipëri.

Unë rrëfeva disa realitete që gjithë shqiptarët i kuptojnë. Te ta gjykojnë ata nëse kam gënjyer unë. Unë thjesht vij këtu sepse mendoj, pasi lexoj raportin që doli para një javë që cilësia e demokracisë ka rënë. Për korrupsionin kemi rënë, renditemi me vendet afrikane. Mund ta pranoni këtë gjë? E dyta, fola për spitalet sepse kam qenë vetë gjatë periudhës që doli tërmeti dhe me duart e mia kam blerë ngrohëse, batanije dhe veshmbathje në spital. Rezistenca ishte vetëm për ato salla që vizitonit ju, dhe i vinin sa për kamera. Te spitali i Traumës. Më tregoni një raport për atë që sapo thamë. Ai koncension që është dhënë këtu e në 2014 është i fryrë. Këto janë fakte. Në Itali është 46 euro, këto janë fakte, nuk po i shpik unë. Çdo mjek në Shqipëri e di këtu se ky koncesion është i fryrë.”- tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *