Vendosni fjalën kyçe....

Kina refuzoi dy herë ndihmën e SHBA-së për të luftuar koronavirusin dhe një herë OBSH-në


Pavarësisht se mbi 100 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 4500 janë sëmurë nga koronavirusi i ri, Kina ka refuzuar dy oferta direkte nga SHB-ja, për të dërguar atje ekspertë të sëmundjes infektive për ta ndihmuar në luftën për të ndaluar përhapjen virusit.

Po ashtu ka refuzuar një ofertë të tretë të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), sipas Daily Mail.

Vetëm kur sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar ia zbuloi këto informacione gazetarëve në një konferencë shtypi, Kina më në fund pranoi ndihmën e OBSH-së.

Edhe pse bashkësia globale e shëndetit publik ka lavdëruar punën e shpejtë të Kinës, kombi i drejtuar nga Partia Komuniste po përndiqet nga trajtimi i fshehtë i shpërthimeve të viruseve në të kaluarën.

Edhe pse presidenti amerikan Donald Trump e ka duartrokitur Presidentin Xi Jinping të Kinës, vetë qytetarët e vendit e kanë kritikuar atë dhe qeverinë e tij për mungesë transparence, duke përdorur postime të kodifikuara në mediat sociale për të shmangur censurat.

OBSH njoftoi të martën se Kina kishte rënë dakord të mirëpriste ekspertët ndërkombëtarë në vend, për të mësuar më shumë rreth koronavirusit që është përhapur nga qyteti i Wuhan-it në 15 vende të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *