Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton aministinë, përfitojnë 175 persona


Kuvendi ka miratuar amnistinë për të burgosurit dhe nga ajo përfitojnë lirinë 175 persona, ose më saktë 150 meshkuj, 23 gra dhe 2 të mitur.

Po ashtu 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Në Kuvend amnistia u miratua me 102 vota pro nga deputët, vetëm 1 absenim, 2 kundër dhe 3 të cilët nuk votuan.

Për këtë amnisti janë parashikuar disa kritere të cilat vijojnë si më poshtë.

  1. Amnistohen personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës sëprerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.9.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
  2. Amnistohen personat femra dhe të mitur, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.9.2019, pavarësisht nga koha embetur nga dënimi.
  3. Amnistohen personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.
  4. Amnistohen personat femra dhe të mitur, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
  5. Amnistohen personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
  6. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
  7. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
  8. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur, të cilët nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas pikave 2, 4, 5 dhe 7, të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *