Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca shtyu votimin për ‘Paketën Antishpifje’, reagon Meta: Hap pozitiv


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë votimin për të ashtuquajturën ‘Paketë Antishpifje’, deri në pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias.

Meta e ka quajtur këtë vendim si një hap pozitiv dhe si një reflektim që i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët.

“Hap shumë pozitiv që e përshëndes se reflektimi i cili i shërben në cdo rast qëllimit më të madh të përbashkët. Eshtë pikërisht mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe garantimi i standardeve demokratike. Nuk është humbje për askënd përkundrazi aq më tepër dihen shqetësimet mjaft serioze të ndërkombëtareve dhe ky është një moment pozitv”- tha Meta.

Në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare, ishte parashikuar votimi për dekretin e Presidentit Meta, që riktheu në Kuvend dy projektligjet për median.

Por pas propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u vendos që votimi të shtyhej deri pas marrjes së opinionit të Komisionit të Venecias.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *