Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo: Partia Komuniste e Kinës, kërcënimi më i madh i epokës


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e përshkroi Partinë Komuniste të Kinës, si kërcënimin më të madh të kësaj epoke.

Pompeo po qëndron në Britani të Madhe për të diskutuar vendimin e Londrës, që kompania kineze Huawei, të ketë rol të kufizuar në rrjetin 5G.

Shtetet e Bashkuara, përfshirë Pompeon dhe presidentin amerikan, Donald Trump, kishin lobuar që Londra ta përjashtojë Huawein nga planet e rrjetit 5G, për arsye sigurie.

Megjithatë, zyrtarët britanikë nuk morën parasysh vërejtjet e Uashingtonit.

“Kur ju lejoni që informacioni i qytetarëve tuaj, ose informacionin i sigurisë kombëtare të kalojë në rrjetin, në të cilin Partia Komuniste e Kinës ka një mandat ligjor që ta marrë atë, atëherë kjo krijon rrezik”, u tha Pompeo gazetarëve.

“Jam shumë i sigurt se dy kombet tona, do të gjejnë një mënyrë, për të punuar së bashku në zgjidhjen e dallimeve”, tha Pompeo.

Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Huawei me qendër në Kinë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit.

Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm britanik Dominic Raab, Pompeo tha se ai e konsideronte Partinë Komuniste kineze si “kërcënimin kryesor të kësaj epoke” si dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, që të sigurohen se posedojnë fuqinë ushtarake dhe teknologjike, për tu siguruar se ky shekull qeveriset nga parimet perëndimore.

Vendimi i Britanisë së Madhe për Huawei-n vjen në një kohë kritike, derisa vendi përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar, dhe të fillojë negociatat për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *