Një avion turk do të niset për në Kinë këtë të enjte për të transportuar qytetarët e Turqisë dhe të disa vendeve të tjera të afërta nga qyteti i Wuhan-it, ku ka shpërthyer koronavirusi vdekjeprurës. Nga kjo do përfitojnë edhe disa shqiptarë.
Siç shkruan Anadolu Agency, avioni do të niset nga Aeroporti Ushtarak i Etimesgut në Ankara, për të evakuuar 34 shtetas turq si dhe disa shtetas gjeorgjianë, azerbajxhanas dhe shqiptarë.
Avioni do të transportojë njerëzit e bllokuar në Wuhan me kërkesën e tyre për t’u kthyer në Turqi, pasi kanë kryer të gjitha testimet shëndetësore në kushte karantine.
Me iniciativën e Ministrisë turke së Shëndetësisë, në avion do të ketë dhe një personel shëndetësor me përvojë në sëmundjet infektive./Hashtag.al