Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do nisim një sulm të madh, koha e krimit në politikë ka marrë fund


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot gjatë një fjalimi në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, për një sulm të madh siç e quajti ai, ndaj krimit të organizuar dhe për ndarjen mes bizneseve legjitime e bizneseve kriminale.

“Të punojmë që bizneset legjitime të kenë një trajtim më të mirë dhe shumë kapacitete për të projektuar për të ardhmen pa u përballur me ngjarje të paparashikueshme të administratës, nga krimi i organizuar e zhvatja.

Do arrijmë marrëveshje për një sulm shumë të madh kundër krimit të organizuar duke i kërkuar cdo personi të kërkuar për krime deri tani të provojë që asetet që ai apo ajo ka që vijnë nga biznese legjitime ndryshe asetet do konfiskohen.

Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume vështiresi, ka ardhur koha t’i shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjëra negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund”.-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *