Vendosni fjalën kyçe....

Rama i ashpër me ndërtuesit: Do të ndiqen penalisht në zinxhirë


Kryeministri Edi Rama ka folur për ligjin për ndërtimet që pret miratimin sot në Kuvend, duke paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë zinxhirin e ndërtimit.

“Ky ligj për të cilin sapo ministrja foli sigurisht është i rëndësishëm dhe përmban disa elemenetë të nevojshëm që mungonin në bazën ligjore ekzistuese, por përtej këtij ligji, ajo që dua të nënvizoj është nevoja për të plotësuar këtë bazë edhe si reflektim pas tragjedisë së 26 nëntorit dhe këtu kam parasysh reflektimin e atyre që deri dje e kanë penguar edhe këtu në këtë kohë, përgjegjësinë penale në të gjithë zinxhirin e ndërtimit.”– tha Rama.

Ai ishte i qartë në atë që i pret ato godina për të cilat është marrë leje dhe më pas është shkelur.

“Çdo godinë për të cilën merret leje ndërtimi dhe kur leja e ndërtimit shkelet, shembet ose sekuestrohet. S’mund ta gëzojë ai që e ka ndërtuar. Kush shkel lejen për të fituar në kurriz të të tjerëve e të fëmijëve sidomos, nuk mund të amnistohet më, është mbrojtur deri më sot nga paaftësia për të bërë shtet, padituria dhe nga shkelja e syrit ndaj asaj kategorie.

KÇK e ka gjunjezuar shtetin, ajo që duhet bërë taksative është që çdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, për godina me shumë njësi jo për shtëpitë e njerëzve në fshat ose duhet shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. S’mund të jetë më pronë e atyre që e kanë ndërtuar, kjo do bëjë që më në fund te kemi ndërtime që janë në përputhje me ligjin.
I rroftë këtij parlamenti që për 3 dekada me radhë ka kaluar ligje për planifikimin urban, kontroll territori, ka bërë luftra për kontroll territori, por në fund të ditës ata që ndërtojnë për qëllim fitimi kanë përfituar në kurriz të të gjithëve në mënyrë marramendëse”, – vijoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *