Vendosni fjalën kyçe....

Rama tallet keq me Hajdarin: Nëse Basha bën sikur, ti s’kupton vërtet. I ke fjalimet si ndërtime pa leje


Kryeministri Edi Rama është tallur keq me deputeten Rudina Hajdari në foltoren e Parlamentit, pas kritikave të saj për të gjitha temat shqetësuese në vend, nga betonizimi, tek krimi i organizuar dhe lidhja me politikanët, tek gjendja e spitaleve…

Rama filloi të qeshte në foltore, duke thënë se opozitën nuk e ka zgjedhur ai dhe i këshilloi Hajdarit të sistemojë fjalimet e saj dhe rrugët e mendimit.

“Opozitën nuk e zgjedh, opozitën e ke, e kishim oopozitën këtu nën udhëheqjen e atyre që e hoqën që këtej, tani kemi opozitën këtu, me ata që nuk shkuan pas tyre.

Por në fjalimin dhe fjalimet tuaja zonja Hajdari, ju jeni njësoj si dy pika uji me ata që s’janë këtu dhe nëse ka një ndryshim mes jush dhe kryetarit të ish-partisë tuaj, e dini kush është: ai gënjen me dashje, ju gënjeni pa dashje. Ai bën sikur s’kupton, ju s’kuptoni. Nëse fjalimet e tij janë si ndërtime pa leje që dalin me leje, fjalimet e tua janë si ndërtime pa leje komplet.

Kaloni nga betonizimi, te krevatet në spital, nga nënat që ulërasin në imagjinatën tuaj tek PPP-të, nga kontrolli mjekësor bazë tek blloku në Tiranë. Vër tulla pa ditur se ça po ndërton. S’dini të dalloni fantazinë, opinionin, gënjeshtrën, akuzën, një zhgënjim i madh kur mendoni se flisni në emër .Gjithmonë fjalimet tuaja mbarojnë me shprehjen: A do bëjmë ndonjë gjë? E vetmja gjë që mund të bëni është të sistemoni rrugët e mendimit dhe të fjalimeve. Sidomos punoni me rrugët e mendimit.”– tha Rama.

Rama vazhdoi: “Një këshillë po të jap prap, rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores këtu për sallatë fjalësh dhe jo sa herë vjen këtu nga Çeresteja tek kancelaria, nga betoni tek krevati në spital, nga PPP-ja tek BE-ja. Të lutem pak respekt për këtë foltore dhe ata që më përpara në këtë foltore kanë përfaqësuar popullin. Të lutem, broçkulla pa fund. Meqë ti je simboli i kësaj opozite.”

Hajdari kritikoi Ramën që foli pak më herët për ndërtimet pa leje, duke i kujtuar se ka qenë kryetar bashkie për 11 vjet e më pas kryeministër.

 “Kryeministri foli sikur s’ka qenë në Shqipëri, sikur nuk ka qenë kryetar bashkie për 11 vite në Tiranë,  sikur ka ardhur nga një planet tjetër dhe nuk di ça bëhet këtu me ndërtimet pa leje. Ndërkohë që kush e ka fajin që e betonizoi Tiranën, e kam unë? Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Dakon, unë? Apo kryeministri i ulur këtu në foltore”- tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *