Vendosni fjalën kyçe....

Reporteri në Parlamentin Europian: Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri


Reporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega, është shprehur i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri, në ditën kur Kuvendi pritet të rrëzojë dekretet e Presidentit për paketën ‘Anti-shpifje’. Ai e konsideron problematike, pasi sipas tij pengon çeljen e negociatave.

Lega ka bërë një postim në “Twitter” ku shprehet: “Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri. Është problematike për zhvillimet demokratike si dhe per negociatat e antarësimit në të ardhmen”.

Këtë postim ai e ka shoqëruar me një link, ku flitet për të ashtuquajturën ‘Paketë Antishpifje’ të kryeministrit Edi Rama. Në këtë shkrim, Lega shprehet se dy ligjet e medias të përfshira në këtë paketë, cënojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informacionit.

Në seancën e sotme parlamentare në Kuvend do të vendoset për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili i ka kthyer dy ligjet në Parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *