Vendosni fjalën kyçe....

Shtyrja e ‘Paketës Antishpifje’, Albana Vokshi: Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë, mund t’ja dalim


Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë votimin për dekretin e Presidentit për paketën anti-shpifje.

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi e ka cilësuar këtë si fitore të fjalës së lirë.

“Fitoi fjala e lirë. Edi Rama u betua për javë me rradhë që do të votojë në parlament paketën e censurës kundër medias online. Nuk la njeri pa kapur, gur pa lëvizur, por dështoi. U tërhoq sot nga votimit pa i shkuar deri në fund nismës antikushtetuese, kundër të cilës kanë dalë kundër gazetarët, opozita, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja.

Stërbetimet se do të rrëzojnë dekretin e Presidentit që ktheu ligjin antikushtetues, përfunduan si propagandë boshe.  Kauza jonë e drejtë fitoi një betejë. Edi Rama nuk e kaloi ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.  Pushteti i Edi Ramës po shkërrmoqet dita ditës. Të gjithë bashkë, ne mund t’ia dalim të ruajmë liritë tona, lirinë e shprehjes, lirinë e votës, lirinë zgjedhjes” – shkruan Vokshi.

Vendimi i maxhorancës u përshëndet më herët edhe nga presidenti i vendit Ilir Meta, i cili e konsideroi një hap pozitiv në reflektimin për një qëllim më të madh të përbashkët.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, tha gjithashtu se e mirëpret vendimin e maxhorancës për të shtyrë votimin e të ashtuquajtës “Paketes Antishpifje”, në pritje të opinionit nga Komisioni i Venecias. Ndërsa u bëri thirrje autoriteve të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *