Vendosni fjalën kyçe....

Soreca reagon për shtyrjen e votimit të ‘Paketës Antishpifje’: Tani adresoni shqetësimet


Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me vendimin e Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i dekretit të presidentit Ilir Meta, për dy projektligjet për mediat që ai i riktheu në Kuvend për rishqyrtim.

Soreca thotë se e mirëpret vendimin e maxhorancës për të shtyrë votimin e të ashtuquajtës “Paketes Antishpifje”, në pritje të opinionit nga Komisioni i Venecias.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votimin për Ligjin për audiot vizive. Ne mezi presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”- shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *