Vendosni fjalën kyçe....

Alarm në Selanik, 62-vjeçari shtrohet në spital me simptoma të koronavirusit


 

Alarm i kuq për autoritetet greke të Shëndetësisë, pasi një burrë është shtruar në spitalin AXEPA të qytetit të Selanikut me të gjitha simptomat e ngjashme me ato që shkakton koronavirusi.

Protothema shkruan se burri u shtrua në spitalin Universitar AHEPA në Selanik të enjten. Ky është rasti i parë i dyshuar i një koronavirusi i ekzaminuar në Selanik.

Sipas administratorit të spitalit, Panagiotis Panteliadis, ai është një 62-vjeçar grek. Pacienti aktualisht është në karantinë dhe i është nënshtruar testimeve, për të përcaktuar nëse është virusi vdekjeprurës apo një rast i thjeshtë gripi. Rezultatet do të shpallen më vonë gjatë ditës së sotme.

Burri grek raportohet se kishte vizituar qytetin e Wuhan-it në Kinë, rreth 20 ditë më parë. Deri më tani, 50 raste të dyshuara janë ekzaminuar gjatë javëve të kaluara në Greqi, me të gjitha rezultatet që kanë rezultuar negative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *