Ambasada Amerikane ka zbardhur takimin e sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së re Yuri Kim.
Gjatë këtij takimi, Kim theksoi se SHBA ka disa prioritete në Shqipëri, e ndër këto prioritete përmend ndihmën ndaj Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e aftë në NATO.
“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.”– thuhet në njoftimin e ambasadës.
Më herët edhe Rama publikoi disa foto nga takimi me Kim, për të cilin tha se në fokus kishte prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.
Më pas ai shtoi se pas këtij takimi, në mbledhjen e qeverisë ka kaluar paketa ‘Anti- KÇK’.