Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka shpallur 18 zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja për banorët e prekur nga tërmeti.
Në një konferencë për shtyp, Ahmetaj theksoi se ndërtimet e reja do të bëhen me standarde të larta.
“Në lidhje me procesin e rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot Këshilli i Ministrave shpalli 18 zonat e reja për zhvillim. Dua ti citoj një për një”, tha Ahmetaj. Ai shtoi mes të tjerash se; “Ju garojmë se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i ka përdorur për të bërë gjithçka nga A deri tek shpallja e zonave siç i citova më lartë. Të dashur qytetarë që jetoni në zona të vështira këtu nuk bëhet fjala për të ndërtuar ‘shkel e shko”. – u shpreh Ahmetaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të prekur që të aplikojnë në platformën elektronike. Sipas ministrit, vetëm në Tiranë do të ngrihen 9 zona të reja zhvillimi të vendosura nga 5 Maji, te Uzina e Autotraktorëve, e deri në Zall Herr.
18 ZONAT E REJA
-Njësia administrative Shijak
-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin
-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë
-Njësia administrative Laç, Kurbin
-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;
-Bubq
-Fushë-Krujë, bashkia Krujë
-Në bashkinë Durrës është shpallur një zonë
-Në bashkinë Vorë një zonë
-Në bashkinë Kavajë një zonë
-Në Tiranë janë 9 zona për zhvillim;
-Zonën 5 maj
-Zona e ish-Uzinës së Auto traktorëve,
-Zona e Kombinatit,
-Zona e universitetit Bujqësor të Tiranës,
-Zona në njësinë administrative Balduksh,
– Zonë e re në Njësinë Administrative Ndoq,
– Zonë e re në Vaqar,
-Zonë e re në Zall Herr