Vendosni fjalën kyçe....

Emërohet prokurorja e re e SPAK-ut, vendimi i niset direkt Metës


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash një prokurore për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurorja e zgjedhur në SPAK për një mandat 9-vjeçar është Doloreza Musabelliu. Sipas njoftimit të KLP-së, vendimi do të niset direkt në presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin mesditën e sotme.

Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut. Ajo ka qenë më parë prokurore e Krimeve të Rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në Tiranë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *