Vendosni fjalën kyçe....

Endrit Mertiri heq dorë nga fotografimi i VIP-ave shqiptarë: Përdorin shumë photoshop


Nëse kontrolloni në profilin e Endrit Mërtirit në Instagram, do vini re se mungojnë fotot e personazheve VIP shqiptarë. E arsyen pse ka zgjedhur kështu, Mërtiri e ka zbuluar sot ndërsa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.

Prej disa kohësh, Mërtiri po udhëton nëpër botë me modelet e tij, duke realizuar sete fantastike fotografike të cilat ka treguar edhe në ‘Instagram’-in e tij. Por përveç modeleve, nuk ka më VIP-a pasi sipas tij i ndërhyjnë shumë në punën e tij dhe i kërkojnë të përfeksionojnë foton me photoshop.

 “Me modelet ti tregon artin tënd, dëshirat e tua, çfarë do të bësh. Ndërsa me personazhet, ka disa që të ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, ndërhyjnë të pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion. Detyrohesh që edhe fotot të mos i postosh fare sepse kanë bërë çfarë kanë dashur. Në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet’. Kjo është diçka që hyn drejtpërdrejt te profesionalizmi”, tregoi Mertiri.

“Ka personazhe shqiptarë që janë të kompleksuar dhe të shtyjnë të të dalësh nga profesionalizmi dhe detyrohesh ta bësh setin vetëm sepse nuk do t’ia prishësh ose nuk do ta mërzisësh”, shtoi ai. Këto deklarata të Mertirit mund t’i ndiqni në minutën 18:45 të videos së mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *