Vendosni fjalën kyçe....

Ish-perandori i Japonisë rrëzohet dhe i bie të fikët në rezidencën e tij


Ish-perandori i Japonisë, Akihito, i cili u dorëhoq vitin e kaluar është rrëzuar dhe ka humbur vetëdijen në rezidencën e tij pasditen e së mërkurës.

Daily Mail shkruan se kur ish-perandori 86-vjeçar ra, perandoresha Emerita Michiko ndodhej afër tij dhe shtypi një alarm urgjent.

Akihito ishte akoma pa vetëdije kur mjeku. Ai u dërgua në dhomën e gjumit të tij për t’u çlodhur.

Akihito të enjten në mëngjes bëri një rezonancë magnetike, por mjekët nuk gjetën asnjë anomali, tha një zyrtar i pallatit.  Ai shtoi që mjekët do të vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tij.

Në korrik, ish-perandori Akihito pësoi anemi të përkohshme cerebrale, ndërsa më parë i është nënshtruar disa operacioneve për kancerin e prostatës dhe problemeve me zemrën.

Gruaja e tij 85-vjeçare, Michiko, në shtator iu nënshtrua një operacioni për kancerin e gjirit.

Akihito tronditi vendin në vitin 2016 kur ai zbuloi dëshirën e tij për t’u larguar pas gati tre dekadash në detyrë, duke përmendur se arsyeja ishin mosha dhe problemet shëndetësore.

Ai u dorëhoq në fund të prillit në vitin 2019 dhe djali i tij Perandori Naruhito u ngjit në fron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *