Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirus: Si transmetohet, shifrat e viktimave dhe vendet e prekura deri më tani


Koronavirus është lajmi i cili gjatë këture ditëve po pushton të gjitha mediat në botë. Deri më tani virusi ka marrë përmasa botërore për shkak të hartës të shpërndarjes.

Deri më tani numrin më të madh të viktimave dhe të të infektuarëve e mban edhe Kina e cila është shteti i vatër për koronavirusin.

Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japoni, Tajvan, SHBA, Francë, Itali, Australi, Kanada, Kamboxhia,Finaldë, Indi, Malajzi, Singapor, Sri Lanka, Kore e Jugut, Britani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnam edhe në Gjermani. Aeroportet aziatike dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Në Kinë virusi  ka marrë 213 jetë dhe numri i rasteve të konfirmuara këtë të premte është rritur në 9.692, sipas autoriteteve kineze.

Vetëm në provincën Hubei, e cila është dhe epiqendra e shpërthimit të virusit janë raportuar 5.806 raste të konfirmuara, dhe 204 të vdekur.

Agjencia e lajmeve Xinhua shkruan se sipas raportit të përditshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, 1.527 pacientë mbeten në kushte kritike. Po ashtu deri në fund të ditës së enjte, 15.238 njerëz janë dyshuar se mund të jenë infektuar nga virusi, por janë ende në pritje të rezultateve.

Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli emergjencën ndërkombëtare për shkak të rrezikut që paraqet përhapja e koronavirusit vdekjeprurës nga Kina.

Shtete të ndryshme kanë marrë edhe masa të ndryshme për përballimin e situatës, kështu Italia ka bllokuar fluturimet drejt Kinës dhe anasjelltas, ndërsa Rusia ka bllokuar të gjithë kufirin.\

Si përçohet virusi?

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit. Zoonosa mund të transmentohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë ose i përgatitur në kushte higjienike të duhura.

Çfarë dihet për virusin?

Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset korona njihen që në vitet 60-të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit  si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.

Por “koronavirus” është shumë i fshehtë dhe i transformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *