Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Marrëveshja me Ramën do sjellë zgjedhje të parakohshme


Kryetari i Partisë demokratike beson se marrëveshja për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do prodhojë zgjedhje të parakohshme.

Kështu u shpreh Basha në një intervistë për Abc News, ku tha: “Ne i qëndrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qëndrim që ne nuk tërhiqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve, vendi të ketë një qeveri tranzitore”.

Kryedemokrati shton se rikthimi në tryezën e dialogut nuk është surprizë e madje beson se opozita jashtë parlamentit, është garancia që procesi i Reformës Zgjedhore të bëhet siç duhet.

“Ne këtë hap kaq të rëndësishëm për të cilin kemi luftuar për t’ju dhënë të drejta shqiptarëve që të votojnë të pakërcënuar. Me kë do e bënim Reformën Zgjedhore, do linin Edi Ramën ta bënte me oligarkët dhe kriminelët apo me një Parlament fals. Padiskutim që ne jemi garancia që ky proces të bëhet ashtu siç duhet”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit çka e ndryshon këtë marrëveshje nga ajo e 15 majit të 2017-ës, është se këtë herë ndërkombëtarët janë të ndërgjegjësuar si dikur për ligjin e dekriminalizimit. Ai beson se historia e 15 majit nuk do përsëritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *