Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Bulqizë ku një person humbi jetën.
Sipas policisë një makinë me drejtues shtetasin 45-vjeçar M.C ka përplasur shtetasin me iniciale M.D i cili më pas ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi ngjarjes por më pas është ndaluar nga policia.
“Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqerimi i tij në komisariat.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ”-njofton polcia.