Vendosni fjalën kyçe....

Rusia në alarm, konfirmohen dy të sëmurët e parë me koronavirus


Rusia ka konfirmuar dy pacientët e saj të parë të diagnostikuar me koronavirusin e ri që ka origjinën nga qyteti i Wuhan-it në Kinë.

Lajmi alarmues për rusët vjen vetëm një ditë pasi Moska mbylli kufirin e saj të Lindjes së Largët me Kinën, dhe është njoftuar nga zv/kryeministrja Tatiana Golikova.

Siç citon RT, Golikova u tha gazetarëve se të dy pacientët janë shtetas kinezë, njëri në rajonin lindor të Zabaikalsky dhe tjetri në rajonin Tyumen në Siberinë perëndimore – të cilët ndahen me një distancë prej rreth 4,000 km.

Pacientët në fjalë i janë nënshtruar një “monitorimi të rreptë”. Ata janë vendosur në karantinë dhe po marrin kujdes mjekësor.

Si masë paraprake, Rusia do të fillojë evakuimin e rreth 300 qytetarëve të saj nga Wuhan-i, dhe 341 të tjerë që jetojnë në rrethinat pranë. Rreth 2.600 rusë që po pushojnë në ishullin Hainan gjithashtu do të kthehen në shtëpi, njoftoi zv / kryeministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *