Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 213 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë, mbi 9 mijë e 600 njerëz të infektuar


Përhapja e koronavirusit në Kinës ka marrë 213 jetë dhe numri i rasteve të konfirmuara këtë të premte është rritur në 9.692, sipas autoriteteve kineze.

Vetëm në provincën Hubei, e cila është dhe epiqendra e shpërthimit të virusit janë raportuar 5.806 raste të konfirmuara, dhe 204 të vdekur.

Agjencia e lajmeve Xinhua shkruan se sipas raportit të përditshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, 1.527 pacientë mbeten në kushte kritike. Po ashtu deri në fund të ditës së enjte, 15.238 njerëz janë dyshuar se mund të jenë infektuar nga virusi, por janë ende në pritje të rezultateve.

Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli emergjencën ndërkombëtare për shkak të rrezikut që paraqet përhapja e koronavirusit vdekjeprurës nga Kina.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *