Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Yuri Kim, Rama: Koiçidencë e bukur ajo çfarë miratuam më pas në mbledhjen e qeverisë


Ambasadorja e re e SHBA-së Yuri Kim, vizitoi sot kryeministrin Edi Rama. Në një postim në “Twitter”, Rama ka publikuar disa foto nga takimi, ku ambasadorja Yuri Kim shfaqet në zyrën e tij dhe thotë se në fokus të bisedimeve të tyre kanë qenë prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Më pas kryeministri shton se pas këtij takimi, në mbledhjen e qeverisë ka kaluar paketa ‘Anti- KÇK’.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *