Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë duhet ditur rreth Brexit, që nga referendumi deri në planet e divorcit


Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Evropian (BE) qe prej mesnatës së sotme pas votimit nga parlamenti britanik si edhe ai Evropian disa ditë më parë në një proces i cili zgjati rreth 4 vite.

Britania e Madhe u bë pjesë e BE-së (atëherë njihej me emrin Komuniteti Ekonomik Evropian) në vitin 1973 dhe tashmë bëhet i pari vend që largohet nga organizata.

Çfarë është Brexit?

Brexit: British Exit (në gjuhën angleze) nënkupton largimin e Britanisë nga BE-ja.

Referendumi i mbajtur në qershor 2016 kur 17,4 milionë britanikë votuan pro Brexit, e përkthyer në përqindje: 52% dëshironte largimin nga BE-ja dhe 42% kërkonin qëndrimin.

Pse vonoi kaq shumë Brexit?

Data e parë për të ndodhur Brexit pas referendumit ishte 29 marsi 2019, por kjo datë u shty disa herë pasi ligjvënësit nuk pranuan marrëveshjen e negociuar nga Kryeministrja e asaj kohe Theresa May.

Pas shumë përpjekjeve në Parlament, me deputetët që argumentonin se marrëveshja e daljes nga BE-ja ishte një kurth dhe pa rrugëdalje, pavarësisht përpjekjeve dhe debateve parlamentare, hera e tretë e votimit të marrëveshjes rezultoi fatale për Kryeministren May e cila dha dorëheqjen.

Pas ardhjes në krye të qeverisë të Boris Johnson, edhe ai tentoi që me marrëveshjen e re të arrinte një votëbesim por që dështoi.

Pas këtij dështimi, Johnson vendosi datën 31 janar për daljen nga BE-ja. Me parlamentin i cili nuk arrinte votat për miratimin e marrëveshjes, Johnson çoi vendin në zgjedhje të parakohshme e cila u pranua edhe nga deputetët.  

Zgjedhjet të cilat u zhvilluan në 12 dhjetor 2019 nxorën fitues Konservatorët me një shumicë prej 80 deputetësh. Kjo shumicë i hapi rrugë Johnsonit që marrëveshja e tij të merrte pëlqimin në Parlament.

Çfarë do ndodhë pas 31 janarit?

Formalisht 31 janari 2020 është dita e daljes së Britanisë nga BE-ja por pas kësaj date ka akoma për të folur mes dy entiteteve, të cilat do pasohen nga negociata.

Paraprakisht kjo marrëveshje e daljes së Britanisë ishte një pranim i termave për largim por që të dyja krahët duhet që të vendoset si do definohen marrëdhëniet.

Kjo gjë do arrihet në ajo që quhet “periudha tranzitore” e cila fillon menjëherë pas 31 janarit deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britanisë i duhet të ndjekë të njëjtat rregulla të cilat aplikoheshin si anëtar me të drejta të plota.

Çfarë ka nevojë për të rënë dakord?

Periudha tranzitore është një hapësirë që i lejon dy entiteteve të “marrin frymë” kur marrëveshja është në negocim.

Kjo është e nevojshme pasi Britania do lërë tregun e përbashkët dhe bashkimin doganor në fund të periudhës tranzitore. Marrëveshja e tregtisë së lirë lejon mallrat të lëvizin rreth BE-së pa kontrolle dhe tarifa shtesë.

Nëse një marrëveshje e re nuk arrihet në kohë atëherë Mbretëria e Bashkuar do përballet me terrenin e të bërit tregti pa një marrëveshje të vendosur. Kjo do të thotë tarifa për mallrat që shkojnë në BE dhe barriera të tjera.

Përveç tregtisë , komponentë të tjerë në të ardhmen e marrëdhënieve BE-Britani duhet të vendosen. Për shembull:

  • Respektimi i ligjit, ndarja e të dhënave dhe siguria;
  • Standartet e aviacionit;
  • Aksesi në peshkim
  • Furnizimi me gaz dhe elektricitet
  • Licencimi dhe rregullimet mjekësore

Periudha e tranzicionit dhe aspektet e tjera të largimit të Britanisë u dakordësuan në një marrëveshje të veçantë të quajtur marrëveshja e tërheqjes.

Shumica e kësaj u negociua nga qeveria e Theresa May. Por pasi Johnson e zëvendësoi atë në korrik 2019, ai hoqi pjesën më të diskutueshme – “klauzolën”.

“Klauzola” u krijua për të siguruar që nuk do të kishte poste kufitare ose pengesa midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës pas Brexit. Nëse do të ishte e nevojshme, do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar në një marrëdhënie të ngushtë tregtare me BE-në.

Sipas marrëveshjes së Johnson, një kufi doganor do të krijohet në mënyrë efektive midis Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe. Disa mallra që hyjnë në Irlandën Veriore nga Britania e Madhe do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe do të duhet të paguajnë taksat e importit në BE (e njohur si tarifë).

Këto do të kthehen nëse mallrat mbeten në Irlandën Veriore (d.m.th. nuk lëvizin në Republikën e Irlandës).

Plani doganor

Marrëveshja Brexit e Boris Johnson përfshin një plan doganor. Në këtë, disa mallra që hyjnë në Irlandën Veriore nga Britania do të duhet të paguajnë taksat e importit të BE-së, Taksa duhet të paguhet vetëm për mallrat që konsiderohen “në rrezik” nga hyrja në Republikën e Irlandës. Lista e mallrave “në rrezik” do të vendoset në një datë të tjetër. Nëse më vonë mallrat mbeten në Irlandën Veriore (d.m.th. nuk kalojnë në Republikën e Irlandës), kompanitë do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për një rimbursim të taksës që kanë paguar.

Fatura e divorcit

Paratë që Mbretëria e Bashkuar pranon t’i paguajë BE-së, si pjesë e një marrëveshje Brexit sipas marrëveshjes së Theresa May, pritej të arrinte në total rreth 39 miliardë paund, që do të paguheshin gjatë disa viteve. Ajo u bazua në pjesën e buxheteve të BE-së deri në vitin 2020, si dhe detyrimet e vazhdueshme siç janë pensionet e nëpunësve civilë të BE-së. Disa nga ato para janë paguar si pjesë e kontributeve normale të anëtarësimit në Mbretërinë e Bashkuar tashmë. Zyra për Përgjegjësi Buxhetore (OBR) vlerëson se fatura tani është rreth 30 miliardë £./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *