Vendosni fjalën kyçe....

Tensione tek Medreseja, banorët përplasen me policinë për të penguar shembjen e banesave


Tensione në zonën e Medresesë këtë paradite, ku dhjetra banorë po protestojnë pasi banesat e tyre po shemben. Sipas banorëve është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata, pasi ata janë ende në një proces gjyqësor.

Banorët janë përplasur me forcat e policisë, për të mos lejuar shembjen e banesave dhe katër prej tyre sipas “Ora News”, janë shoqëruar nga policia pas rezistencës që bënë.

Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë protestën e qytetarëve. 

”Hiqi duart! Kam fëmijët brenda. Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka. Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu. Ajo është pronë e familjes së vjetër të tironsve “Mema”– u shpreh një banore.

Një grua u kap tek telat e tensionit të lartë, në një gjest të dëshpëruar për të penguar shembjen e banesës. Një fqinj i saj iu afrua dhe u mundua ta largojë për shkak të rrezikshmërisë së lartë, duke i kujtuar asaj se “jeta është e shenjtë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *