Derbi i xhiros së 25-të të Premierligës, mes Leicesterit që radhitet në pozitën e tretë dhe Chelseat që radhitet në pozitën e katërt, u mbyll pa fitues pasi që rezultati përfundimtar 2:2 bëri që dy skuadrat t’i ndajnë pikët.
Djemtë e Brendan Rodgers do t’i vajtojnë tri rastet e mëdha të humbura gjatë ndeshjes në King Poëer Stadium kundër Chelseat, pasi që s’arritën t’i marrin tre pikët e kësaj ndeshjeje përkundër që e dominuan ndeshjen me posedim (51% – 49%) dhe me goditje drejt portës (14 – 7).
Antonio Rudiger dhe Mason Mount ishin dy heronjtë e Chelseat në këtë ndeshje, pasi që ata të dy kombinuan për të dyja golat e shënuara. Megjithatë, çuditërisht, ishte qendërmbrojtësi Rudiger ai që i shënoi të dyja golat (46’ dhe 71’), ndërsa anglezi Mount i asistoi ato.
Megjithatë, ky partneritet i mirë mes dy djemve të Frank Lampardit nuk i mjaftoi Chelseat t’i shmanget ndeshjes së tretë pa fitore radhazi në Premierligës. Kjo pasi që në periudhën kohore mes dy golave të Chelseat, ishin tifozët vendas ata që festuan.
Harvey Barnes arriti ta barazojë rezultatin për skuadrën e Chelseat në minutën e 54-të, përmes një asisti të Youri Tielemens. Pikërisht Tielemens e asistoi edhe golin e dytë të Leicesterit, në minutën e 64-të, kur Ben Chilëell e përmbysi rezultatin në King Poëer.
Leicesteri e mban ende pozitën e tretë në tabelën e Premierligës, me 49 pikë të grumbulluara nga 35 ndeshjet e para – dy pikë më pak sesa Manchester City dhe 21 pikë më pak sesa Liverpooli, përkundër që këto dy klube s’e kanë zhvilluar ende ndeshjen e kësaj xhiroje.
Edhe Chelseat mbetet në pozitën e katërt, me 41 pikë të grumbulluara nga 25 ndeshjet e para, ndërsa Mancheshter Unitedi, që do të luajë sot në orën 18:30, i ka 34 pikë. Pikërisht këto dy skuadra do të përballen në xhiron e ardhshme, pas pushimit dimëror, në luftën për të hyrë në top katërshe të Anglisë.