Vendosni fjalën kyçe....

Çifteve kineze u ndalohet të martohen nesër, qeveria jep urdhër të ri dhe për funeralet


Kina u ka kërkuar çifteve që të shtyjnë ceremonitë e dasmave nesër dhe të zvogëlojnë numrin e funeraleve, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

2 shkurti konsiderohet si një datë me fat për ceremonitë e dasmave këtë vit sepse sekuenca e numrave ‘02022020‘ është një palindromë, që do të thotë se lexohet njëlloj edhe po ta nisësh leximin nga fundi.

Mirëpo pasi numri i vdekjeve u rrit në 259 në Kinë dhe numri i të infektuarve me koronavirus shkoi në 11.946, sipas Daily Mail Kina kërkoi anulimin e dasmave.

“Kur regjistrimet e martesave janë shpallur ose premtuar për 2 shkurt të këtij viti, ju këshillohet që ta anuloni atë dhe t’ua shpjegoni situatën të tjerëve”– thuhet në një deklaratë të ministrisë së çështjeve civile.

Pekini, Shanghai dhe qytete të tjera kishin vendosur më herët që të ofrojnë shërbime për regjistrimin e martesave në gjendjet civile në këtë datë, pavarësisht se bien për të dielë kur zyrat zakonisht mbyllen.

Ministria tha se do të ndalonte përkohësisht shërbimet e këshillimit për martesë dhe i kërkoi publikut të mos mbajë bankete martese.

Urdhri i ri përfshin dhe funeralet, për të cilat është kërkuar që të mbahen në një ‘mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për të shmangur tubimet e njerëzve’ dhe kufomat e viktimave të koronavirusit duhet të digjen sa më shpejt që të jetë e mundur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *