Liverpool nuk ka të ndalur serinë e fitoreve në këtë sezon të Premier Ligës. Këtë radhë preja e radhës ka qenë Southampton.
Të kuqtë kanë shënuar plotë 4 herë në rrjetën e miqve të cilët ishin të pafuqishëm të ndalnin furinë e të besuarve të Kloop.
Pjesa e parë rezultoi pa gola, duke i lënë spektaklin fraksionit të dytë të lojës ku serinë e hapi Oxlade-Chamberlain në minutën e 47’ ndërsa do dyfishonte rezultatin Henderson në minutën e 60’.
Më pas Salah me dy gola një në minutën e 72 dhe një në minutën e 90’ do fiksonte rezultatin në 4-0.
Në sfidat e tjera të Premier Ligës, Newcastle përfundoi në barazim pa gola ndaj Norwich(0-0), ndërsa Everton fitoi me përmbysje ndaj Watford(2-3), në barazim përfundoi po ashtu edhe West Ham me Brighton(3-3). Ndërsa më herët në paqe 2-2 u ndanë edhe Leicester me Chelsean.