Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Durrës, policia arreston bashkëmoshatarin e tij


Dy 15-vjeçarë janë grindur me njëri-tjetrin gjatë ditës së djeshme në Durrës, derisa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Sipas policisë, adoleshenti i plagosur është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që tjetri është vënë në pranga.

“Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.“- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *