Pas shpalljes së planit të Donald Trump për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, ku parashikohet dhënia e sovranitetit për këta të fundit , qytetarët kanë dalë në protestë.
Palestina e refuzoi, dhe tashmë Presidenti i saj Mahmoud Abbas ka thënë se nuk do të mbahet si personi që shiti Jeruzalemin. Por nuk mbetet me kaq, pasi ai ka thënë se Palestina do të ndërpresë lidhjet dhe kontaktet e sigurisë me SHBA-në dhe Izraelin.
Po ashtu Palestina ka marrë mbështetjen e fuqishme të Ligës Arabe, e cila njëzëri e përbërë prej 22 shtetesh myslimane ka refuzuar planin e Trump.
Po ashtu një aleat të madh ka fituar Palestina kundër plantit të Trump, Turqinë. Presidenti Erdogan e ka hedhur poshtë planin e Presidentit të SHBA si një legjitimim të okupacioni izraelit dhe se sipas tij nuk do të sillte paqe. Po ashtu Erdogan ka thënë se Jeruzalemi nuk preket pasi është i shenjtë për myslimanët.