Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon videon nga stërvitja: Të hënën nis goditja e “KÇK”-së


Kjo që shihni në videon e mëposhtme, është skuadra e Operacionit Forca e Ligjit që do të luftojë kriminelët sipas kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë publikoi këtë video nga stërvitja e efektivëve, krahas të cilës shprehet se forcat e Njësisë Speciale do të dalin në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin anti-KÇK.

 “OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar👊”, shkruan Rama.

Ligji “Anti KÇK” u miratua ditën e djeshme me akt normativ nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *