Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 259 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë


Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kinë është rritur në 259, shkruan Reuters.

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan këtë të shtunë se 11,791 raste të konfirmuara të infeksionit të koronavirusit të ri janë raportuar në 31 rajone tderi në fund të ditës  së premte, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Në raportin e Komisionit Kombëtar të Shëndetit thuhet 1,795 pacientë mbeten në gjendje kritike, dhe 17.988 njerëz dyshohen se janë infektuar me virus.

Lajmi u konfirmua nga autoriteti shëndetësor i Kinës të shtunën, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për shtetasit e huaj që kanë qenë në Kinë.

Provinca e Hubeit, e cila është edhe epiqendra e epidemisë, mbetet nën karantinë, me rrugë të mbyllura dhe transportin publik të mbyllur, por një numër i vogël udhëtarësh vazhdojnë të shkelin rregullat e bllokimit.

Mes frikës se virusi mund të përhapet më tej jashtë shtetit, Shtetet e Bashkuara njoftuan masa për të kufizuar hyrjen e shtetasve të huaj që kanë qenë kohët e fundit në Kinë. Të tre linjat ajrore kryesore të SHBA-së, njoftuan të premten se do të anulonin fluturimet për në territorin e Kinës.

Gauden Galea, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit për Kinën, tha që kufizimet e tregtisë dhe udhëtimit nuk ishin të nevojshme.

“Ne do të donim që vendet të përqendroheshin në përpjekjet lehtësuese për të identifikuar importimin e mundshëm të rasteve dhe t’i përgjigjen ndonjë shpërthimi të brendshëm”- tha Galea për Reuters të shtunën.

Rreth 20 vende kanë raportuar raste të konfirmuara të virusit, por shumica e njerëzve të infektuar janë në Kinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *