Vendosni fjalën kyçe....

Sa më shumë të pini alkol e duhan, aq më shumë ju plaket truri (STUDIMI)


Shikim i turbullt dhe shqiptim i paqartë janë dy gjëra të pritshme kur dikush ka pirë shumë. Por se si alkooli e dëmton trurin në planin afatgjatë nuk kuptohet aq qartë – e veçanërisht se si plaket truri.

Së fundmi, një studim ka arritur në përfundimin që njerëzit të cilët e pëlqejnë një gotë birrë ose gotë verë çdo ditë, shfaqin më shumë shenja se organi i tyre jetik po tkurret, shkruan Daily Mail.

Studiuesit kanë vëzhguar skanimet e trurit të mijëra britanikëve të moshës midis 45 deri 81 vjeç, dhe i krahasuan me zakonet e tyre të pirjes.

Për çdo gram shtesë të alkoolit që kishin konsumuar në ditë, truri i personave të studiuar ishte 0,02 vjet më të vjetër. Ose ekuivalente me një ditë e gjysmë.

Një tru ‘i vjetër’ do të tregonte më shumë shenja përkeqësimi sesa mesatarja e trurit të njerëzve në të njëjtën moshë në skanime.

Disa zakone jetese, të tilla si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, do të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të trurit.

Për herë të parë, studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Keck, të Universitetit të Kalifornisë Jugore ishin në gjendje të përcaktojnë sesi sasia e alkolit, si dhe pirja e duhanit – çojnë në plakje të trurit.

Dr.Arthur Toga dhe kolegët e tij vlerësuan 17,308 individë të moshës 45 deri 81 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata identifikuan moshën relative të trurit, e cila është mosha e trurit të një individi bazuar në matjet e rezonancës magnetike, në krahasim me moshën mesatare të trurit të moshatarëve të tyre.

Në 11,600 individë për të cilët u mblodhën informacione mbi sjelljen e pirjes, ata që pinin alkool në shumicën e ditëve kishin një moshë relative më të lartë të trurit sesa ata që pinin më rrallë ose aspak.

Çdo gram shtesë i konsumit të alkoolit në ditë ishte i lidhur me 0.02 vjet të moshës shtesë të trurit. Autorët gjetën të njëjtat rezultate për 11 651 individë që siguruan informacione për pirjen e duhanit.

Ata që pinin duhan më shumë ose gjatë gjithë ditëve, kishin një moshë më të lartë relative të trurit sesa ata që pinin duhan më rrallë ose aspak.

Çdo vit shtesë – i përcaktuar si pirja e duhanit e një pakete cigaresh në ditë mesatarisht për një vit – ishte e lidhur me 0.03 vjet të rritjes së moshës relative të trurit.

Sipas autorëve, ndryshimet në moshën e trurit janë ‘të moderuara‘, dhe paralajmërojnë që dhe faktorë të tjerë mjedisorë dhe gjenetikë mund të ndikojnë në moshën e trurit.

Ata shkruajnë: “Ne zbuluam se konsumimi ditor ose pothuajse i përditshëm i duhanit dhe alkoolit ishin të dyja të lidhura ndjeshëm me rritjen e RBA-së (moshës relative të trurit). Rezultatet tona sugjerojnë që të dy faktorët mjedisorë dhe gjenetikë janë të lidhur me plakjen strukturore të trurit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *