Një zyrtar i lartë në Tanzani, i cili filloi një nismë kundër njerëzve homoseksualë, është ndaluar të hyjë në SHBA.
Departamenti i shtetit i SHBA-së tha që Paul Makonda, shefi administrativ i kryeqytetit Dar es Salaam, ishte i përfshirë në “shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut”.
Anëtarëve të familjes së tij i është ndaluar gjithashtu të vizitojnë SHBA-në, shkruan BBC. Sipas SHBA-së, që kur presidenti i Tanzanisë John Magufuli erdhi në detyrë në vitin 2015, është rritur goditja ndaj lirisë së shprehjes në vend.
Grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë edhe Magufuli-n për shtypjen e kundërshtarëve politikë, arrestimin e veprimtarëve për të drejtat e njeriut dhe mashtrimet e mediave.
Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo tha se shpallja “non-grata” e Makonda-s erdhi pas shqetësimeve për gjendjen “e përkeqësuar” të të drejtave të njeriut në Tanzani.
“Z. Makonda gjithashtu është implikuar në shtypjen e opozitës politike, goditjet ndaj lirisë së shprehjes dhe shoqatave, si dhe në shënjestrimin e individëve të margjinalizuar”– thuhet në deklaratën e DASH.
Në vitin 2018 Makonda krijoi një skuadër mbikqyrëse për të kapur homoseksualët. Asokohe ai tha se priste kritikë ndërkombëtare për këtë veprim, por shtoi: “Unë para preferoj të zemëroj ato vende sesa Zotin”.