Nga frika se Facebook-u do t’i japë një tjetër fitore Donald Trump-it në zgjedhjet presidenciale, George Soros ka luajtur kartën e tij të fundit duke sulmuar përsëri Mark Zuckerberg.
Të Premten, miliarderi publikoi një shkrim në “New York Times” ku kërkon që Zuckerberg të heqë dorë nga kontrolli i Facebook-ut.
Sipas Soros, vendimet e Facebook-ut për reklamat politike ishin në dobi të presidentit amerikan Donald Trump dhe se interesat e Trump-it dhe Zuckerberg-ut janë të lidhura.
“Unë besoj se z. Trump dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, e kuptojnë se interesat e tyre janë të njëvlersuara – presidenti fitues në zgjedhje, Zuckerberg për të fituar para”– shkroi Soros.
Sipas Sorosit, Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg duhet të heqin dorë nga kontrollimi i rrjetit social, madje nëse është e nevojshme duhet të detyrohen.
“Unë përsëris dhe ripohoj akuzën time kundër Facebook nën udhëheqjen e Z. Zuckerberg dhe Znj Sandberg. Ata ndjekin vetëm një parim: të maksimizojnë fitimet pavarësisht nga pasojat. Në një mënyrë ose në një tjetër, ato nuk duhet të lihen nën kontrollin e Facebook.” – shkruan Soros.
“Facebook” nuk ka vonuar t’i përgjigjet Sorosit.
“Ndërsa ne e respektojmë të drejtën e z. Soros për të shprehur mendimin e tij, ai është gabim”– tha një zëdhënës i Facebook për Fox News.
“Nocioni që ne jemi në një linjë me ndonjë figurë apo parti politike nuk shkon me vlerat dhe faktet tona. Ne vazhdojmë të bëjmë investime të pashembullt për të mbajtur të sigurt platformën tonë, për të luftuar ndërhyrjet e huaja në zgjedhje në të gjithë botën dhe për të luftuar dezinformimin. “