Pas BE-së edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me miratimin e paketës Anti-KÇK, ku thekson se këto mekanizma të përforcuar duhet të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.
Gjithashtu në deklaratë vihet fokusi te harmonizimi me standardet e procesit të drejtë ligjor.
“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh”-thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së.